Brand Manager

Përshkrim përmbledhës i punës: 

Analizon, zhvillon, mirëmban e kujdeset për pozicionimin e produktit në treg si dhe është përgjegjës për strategjitë e rritjes.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Nxjerr produktet e reja në treg apo produktet ekzistuese në tregjet të reja dhe inicion trajnime për stafin e shitjeve;
  • Përgjegjës për dizenjimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të nevojshme për zhvillimin e imazhit të brandit;
  • Planifikon, implementon dhe kontrollon programe për të rritur mundësinë e hyrjes në treg dhe përfitimit për një lloj të caktuar produkti/shërbimi;
  • Kupton të gjitha aspektet operative përmes të cilave është i aftë të punojë në mënyrë efektive në grup si dhe në aspektet financiare dhe ligjore;
  • Zhvillon strategjinë e cmimit të paketimit të produktit, duke analizuar konkurencën dhe të dhënat financiare në bashkëpunim me departamentin Komercial;
  • Zhvillon planin e marketingut dhe seminare trajnuese për të bërë prezantimin e startegjisë së produktit dhe karakterit të tij;
  • Inicion programet e integruara për marketingun që përfshijnë mbështetjen e komunitetit dhe organizatave të interesit të grupeve të vecanta.


Kualifikim Profesional:

Diplomë Universitare, Marketing ose Biznes 

 

Ekperienca Profesionale:

23 vjet eksperiencë në këtë pozicion

 

Aftësi dhe Cilesi:

  • Aftësi shumë të mira organizuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
  • Të jetë i zhdërvjellët dhe me iniciativë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
  • I gatshëm për të punuar në grup
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Të gjitha CV-tuaja mund t’i dërgoni në adresën hr@tring.tv