Zgjidhjet
Smart Business &
avantazhet e tyre

Smart Business

Zgjidhjet Smart për bizneset përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh, në varësi të tipologjisë së biznesit, hapësirës së tij, numrit të punonjësve etj.
Portofoli jonë përmban disa paketa shërbimesh, të kategorizuara sipas disa profileve të ndryshme të bizneseve, si më poshtë:

Siguroni biznesin/pronën tuaj duke patur sistem të sinjalizimit në rast zjarri. Shmangni katastrofën apo humbjet që mund të vijnë nga zjarri apo nga asfiksimi nga tymi i shkaktuar nga zjarri.

Një sistem i tillë sinjalizon personat përgjegjës (përmes sinjalit akustik apo thirrjes në telefon) në rast se në objekt ka zjarr/ tym, duke patur kështu në monitorim ambientet tuaja.

Biznesi juaj duhet të ketë një sistem VoIP për të ulur kostot, lehtësuar menaxhimin dhe rritur efiçencën + bashkëpunimin e stafit tuaj. Një sistem VoIP ju ndihmon në marrëdhënien me klientët duke dhënë fleksibilitet dhe duke u bazuar në teknologjinë më të fundit.

Duke patur një rrjet kompjuterik të kompletuar ju lehtësoni punën e biznesit tuaj dhe stafit. Në këtë mënyrë mund të maksimizoni përdorimin e aseteve kompjuterike, të ndani të dhënat më lehtë mes jush, rrisni efiçencën e punës, mbulimin me WiFi të ambienteve tuaja me cilësi dhe shpejtësi të lartë. Rrjeti kompjuterik rrit sigurinë e biznesit dhe automatizon proceset teknologjike në një rrjet të vetëm, duke dhënë kështu fleksibilitet.

Siguroni biznesin/ pronën tuaj duke patur sistem të sinjalizimit të alarmit nëse ka hyrje me forcë/ të paautorizuar në ambientet tuaja. Në momentin që sistemi është i aktivizuar, sensorët e lëvizjes aktivizohen në rast lëvizje; sensorët e thyerjes së xhamave aktivizohen në momentin që ka thyerje të xhamave; kontaktet magnetike tregojnë nëse ka hapje të dyerve/ dritareve. Të gjithë këto elemente rrisin sigurinë e pronës/ biznesit tuaj. Një sistem i tillë sinjalizon personat përgjegjës, në rast se në objekt është aktivizuar ndonjë nga sensorët, duke patur kështu në monitorim ambientet tuaja.

Siguroni biznesin tuaj me sistem kamerash, të cilat monitorojnë 24/7 ambientet tuaja duke shtuar në menyrë të tille sigurinë. Një sistem i tillë ju ndihmon të keni një kontroll më të plotë mbi biznesin/ pronën, të identifikoni ngjarjet e pakëndshme (vjedhje, aksidente etj), të monitoroni mbarëvajtjen e punës dhe stafit tuaj.

Sistemi i Kontrollit të Aksesit ju ndihmon në menaxhimin e ambienteve dhe punonjësve tuaj. Ju lehtësoni aksesin e stafit në ambientet e tyre; shmangni përdorimin tradicional të çelësave/dryneve; kurseni energji/ kohë/ para; mbani rekorde të hyrjes/ daljeve të stafit duke patur më të lehtë llogaritjen e orareve të punës; ruani ambientet speciale/ të rëndesisë së veçantë nga aksesi nga individë të paautorizuar etj.

Një zyrë inteligjente u jep komoditet më të madh atyre që punojnë brenda saj, duke e bërë hapësirën më të personalizueshme dhe komode. Kjo për shkak se teknologjia inteligjente mund t'i lejojë stafit të kontrollojë aspekte të mjedisit të tyre të punës, të tilla si kontrolli i temperaturës.

Një zyrë inteligjente mund të jetë shumë më e sigurt. Kjo për shkak se mund të vendosen pajisje sigurie si sensorë WiFi dhe kamera sigurie. Të dhënat nga këto janë lehtësisht të aksesueshme në kohë reale për ata që kanë nevojë për to.

Muzika është një mënyrë e drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive për të krijuar humor dhe për të ndërtuar raporte me tregun tuaj të synuar. Shpesh kur mendojmë për komponentët që ndërtojnë një markë ose përvojën e klientit, mendojmë për elementët vizualë - sinjalistikën, dekorin, logot etj.

Gjithashtu muzika është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm menaxhimi në rritjen e efikasitetit të fuqisë punëtore. Mund të ushtrojë një ndikim shumë të dobishëm mbi moralin dhe motivimin e punonjësve, duke ndihmuar në rritjen e prodhimit dhe madje duke rritur vlerën përfundimtare të një kompanie

  • Niveli i komoditetit me Smart Home është superior. Të jesh në gjendje të konfigurosh dhe te kontrollosh te gjithe pajisjet në shtëpinë tënde përmes një ndërfaqeje është një hap i madh përpara për teknologjinë dhe menaxhimin e shtëpisë.
  • Fleksibilitet për akomodim te pajisjeve te llojeve te ndryshme dhe shtim te pajisjeve të reja.
  • Maksimizimi i sigurisë në shtëpi. Kur përfshini funksionet e sigurisë dhe të mbikëqyrjes në rrjetin tuaj inteligjent të shtëpisë, siguria e shtëpisë tuaj mund të garantohet plotesisht.
  • Kontroll në distancë i funksioneve të shtëpisë.
  • Rritja e efikasitetit të perdorimt te energjisë - Në varësi të mënyrës se si e përdorni teknologjinë tuaj të shtëpisë inteligjente, është e mundur ta bëni hapësirën tuaj më efikase ndaj konsumit të energjisë.
  • Perdorimi efikas dhe i zgjuar pajisjeve shtepiake – Kontrolli inteligjent mund t'ju ndihmojnë të përdorni më mirë pajisjet tuaja. Lidhja e pajisjeve tuaja dhe sistemeve të tjera me teknologjinë e automatizimit do ta bëjë jetën tuaj në shtëpi shumë më të lehtë dhe më të këndshme!
Për më shumë informacion, shkarko Broshurën

SMART BUSINESS START

Ky shërbim ofrohet për Bizneset e vogla dhe të mesme, me një sipërfaqe operimi 100 deri në 150 m2, të ndara në katër ambiente, për 10 postacione pune. I aplikueshëm në ndërtesa të reja, të cilat kanë tavanin e varur.

SMART BUSINESS PRO

Ky shërbim ofrohet për Bizneset e vogla dhe të mesme, me një sipërfaqe operimi 150 deri në 300 m2, të ndara në tetë ambiente, për 20 postacione pune. I aplikueshëm në ndërtesa të reja, të cilat kanë tavanin e varur.

SMART HOTEL EXTRA

Ky shërbim ofrohet për hotele të vogla me kapacitet deri në 30 dhoma, me ambjentet e perbashkëta dhe hollet e hotelit, një recepsion dhe dy zyra. I aplikueshëm në ndërtesa të reja, me tavanin e varur dhe dhomat e ndara me gips.

SMART RESTORANT START

Ky shërbim ofrohet për Baret dhe Restorantet me sipërfaqe 150 deri në 200 m2, të ndara deri në 3 ambiente. I aplikueshem në ndërtesa të reja të cilat kanë tavanin e varur,që kanë deri në 2 postacione pune.

SMART RESTORANT PREMIUM

Ky shërbim ofrohet për Restorantet e mëdha 250 deri në 400 m2 të ndara deri në 4 ambiente. I aplikueshëm në ndërtesa të reja që janë ndërtuar me tavanin e varur, dhe kanë maksimalisht 4 postacione pune.

SMART LUXURY HOM E - APARTMENT

Ky shërbim ofrohet për Apartamentet luksoze me sipërfaqe deri në 150m2. I aplikueshëm për apartamentet që janë në fazë ndërtimi, që kanë tavanin e varur dhe kanë një ndarje me 3 dhoma dhe 2 banjo.

SMART LUXURY HOME - VILLAS

Ky shërbim ofrohet për Vilat luksoze me sipërfaqe deri në 200m2. I aplikueshëm për Vilat që janë në fazë ndërtimi, që kanë tavanin e varur dhe kanë një ndarje në 5 dhoma dhe 2 banjo

 Çmimet Smart Business Start Smart Business Pro Smart Hotel Extra Smart Bar/Restaurant Start
Sistemi i sinjalizimit te zjarrit  € 575.00  € 659.00  € 4,919.00  € 575.00
Muzike sfondi (background music)      € 4,679.00  € 2,111.00
Sistemi i telefonise VoIP      € 683.00  € 959.00  € 2,375.00  
Data Network (LAN)-Rrjeti lokal i te dhenave  € 1,259.00  € 1,799.00  € 5,399.00  € 1,079.00
Sistemi i mbrojtjes per hyrje te paautorizuara  € 443.00  € 443.00    € 443.00
CCTV - Sistemi i monitorimit me kamera   € 839.00  € 1,079.00  € 5,159.00  € 839.00
Acces Control - Sistemi I kontrollit te aksesit  € 659.00  € 659.00  € 659.00  € 659.00
Smart Office   € 1,679.00  € 1,919.00    
Mbulimi DVB/C TV       € 4,079.00  
Dhoma Smart      € 16,799.00  
Hapesira Smart      € 2,279.00  € 1,499.00
Smart Home        
 Çmimet Smart Restaurant/Lounge Premium Smart Home- Luxury Apartment Smart Home- Luxury Villa
Sistemi i sinjalizimit te zjarrit  € 899.00      
Muzike sfondi (background music)  € 7,439.00      
Sistemi i telefonise VoIP            
Data Network (LAN)-Rrjeti lokal i te dhenave  € 1,439.00  € 1,199.00  € 1,439.00  
Sistemi i mbrojtjes per hyrje te paautorizuara  € 443.00  € 563.00  € 779.00  
 CCTV - Sistemi i monitorimit me kamera   € 1,139.00  € 839.00  € 1,139.00  
Acces Control - Sistemi I kontrollit te aksesit  € 659.00      
Smart Office         
 Mbulimi DVB/C TV         
Dhoma Smart        
Hapesira Smart  € 1,499.00      
Smart Home    € 3,239.00  € 5,279.00  
*Ju mund të përfitoni ULJE deri në 12.5% për kombinimet e paketave të shërbimeve.