E gjithë Champions League qëndron në Tring!

Tring ka siguruar të drejtat e transmetimit të “UEFA Champions League” deri në vitin 2024. Të gjitha ndeshjet do të përcillen ekskluzivisht në kanalet e dedikuara sportive!

Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në ekranin tonë! Me kontratën ekzistuese, Tring gëzon të drejtat e transmetimit ekskluziv të “UEFA Champions League” deri në sezonin 2020-2021, pra deri në fundit e sezonit të ardhshëm.

Duke vijuar në rrugën e përkushtimit maksimal për të përcjellë tek abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët futbollin elitar, Tring ka fituar të drejtat e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League edhe për ciklin e ardhshëm, nga sezoni 2021-2022 deri në sezonin 2023-2024. Cikli në fjalë starton në gusht të vitit 2021 me Superkupën UEFA!

E gjithë “UEFA Champions League”, do të vijojë të përcillet me cilësi dhe përkushim maksimal, duke vijuar me traditën e konsoliduar tashmë, të transmetimit ekskluziv të kompeticionit më të ndjekur në botë. Tring garanton cilësinë maksimale të programacionit të dedikuar ku spikat “Studio Champions League”, emisioni ku analizohet çdo detaj i ndeshjeve nga specialistët më të mirë.

Po kështu vijmë tek ju me programacionin e pasur të fundjavës, që i dedikohet totalisht “Champions”-it. Ndërkohë bëhuni gati të shijoni përmbylljen e sezonit aktual, me ndeshjet që do të startojnë në datën 7 gusht. Kujtojmë që sezoni kulmon me turneun “Final 8” , i cili do të marrë jetë në Lisbonë nga data 12 gusht, me finalen e madhe që do të luhet më 23 gusht.

Emocionet e mëdha përjetohen vetëm në Tring, sepse ne do të vazhdojmë të jemi tribuna juaj vip, deri në vitin 2024!