Kontrolli prindëror

Si duhet të veproni që edhe në mungesën tuaj, fëmijët të jenë të sigurt kur shohin TV?

Aktivizoni menjëherë Kontrollin Prindëror të paketës dixhitale Tring, shërbimi që të jep mundësinë për të bllokuar ndjekjen e programeve në varësi të grupmoshave, për të bllokuar shikimin e një kanali, duke bërë të mundur rishfaqjen e tij vetëm në orare të caktuara.

Për të aktivizuar Kontrollin prindëror,  përdorni kodin personal (PIN), që jepet në momentin e nënshkrimit të kontratës së abonimit, si dhe mbajeni me kujdes, në mënyrë që të miturit të mos e mësojnë.

Në fillim do të keni kodin 1234, të cilin ju këshillojmë ta personalizoni.

Mësoni si të aktivizoni dhe përdorni Kontrollin Prindëror, duke klikuar në imazhin që korrespondon me Guidën Tv të dekoderit tuaj.

 

Kontrolli prindëror

Ju mund t’i kodoni kanalet për të parandaluar përdorues të paautorizuar për të parë disa kanale të veçanta. Shtypni butonin meny ( ). Zgjidhni Kontrolli i Prindërve, duke përdorur butonat (◄/►) në meny-në kryesore.

[row]
[column md=”1″]

[/column]
[column md=”11″]

Kontrolli i prindërve

Ju mund të kontrolloni të gjithë, 7-vjeçarët, 11-vjeçarët, 15-vjeçarët dhe 18-vjeçarët. Kontroli i prindërve do të përcaktohet nga informacioni i çdo kanali.

  1. zgjidhni nivelin e kontrollit prindëror duke përdorur butonat (▲/▼)
  2. shtypni butonin OK për të ruajtur ndryshimet

[/column]
[/row]

 

[row]
[column md=”1″]

[/column]
[column md=”11″]

Ndryshimi i kodit

Ju mund të krijoni një kod të ri në meny. Kodi i zakonshëm është 1234.

  1. shkruani kodin e vjetër
  2. shkruani kodin e ri
  3. shkruani kodin e ri përsëri për ta konfirmuar

[/column]
[/row]

 

[row]
[column md=”1″]

[/column]
[column md=”11″]

Kodimi i kanaleve

Sa herë që të dëshironi të shikoni një kanal të ndaluar, duhet të shkruani kodin në dritaren  e dialogut që shfaqet në ekran.

  1. zgjidhni kodimin e kanaleve, duke përdorur butonat (▲/▼) në meny-në e kontrollit të prindërve dhe shtypni butonin OK.
  2. zgjidhni kanalin që doni të kodoni, duke përdorur butonat (▲/▼),  PR+/-, Page ( / ) ose butonat numerikë 0-9 dhe shtypni butonin OK.Kanalet e zgjedhura do të shfaqen me shenjën e kyçjes. Shtypeni përsëri atë për ta hequr.•butonat drejtues (◄/►): kalojnë nga lista TV në Radio.
  3. shtypni butonin  e kuq ( )  për ta ruajtur.

 

[/column]
[/row]

Shënim: Ju lutemi, mbani parasysh se kodi duhet të jetë një numër katërshifror. Në rast se e harroni atë, ju lutemi, kontaktoni me kompaninë.