Channel One është një television i ri në tregun mediatik shqiptarë. Transmetimet e tij kanë filluar më 7 mars të vitit 2011 dhe deri më tani ka nje shtrirje në katër qytetet kryesore të Shqipërisë, por me pretendimin për të plotësuar gjeografinë e shtrirjes brenda territorit shqiptar.
Edhe pse një television relativisht i ri ai ka të qartëzuar identitetin e tij si një television gjeneralist që presupozon të thith vëmëndjen e interesin e target–grupeve kryesore, posaçërisht të të gjithë grupmoshave të shoqërisë shqipëtare.
“Channel One – Zgjedhja juaj e parë” – Ky është sllogani që ky televizion ka zgjedhur të ketë si pasaportë të vetën të përfaqësimit mediatik, të identitetit të tij. Konceptuar kështu ai synon ti iki denatyralizimit të profilit të televizioneve të sotme që ndodhen në tregun mediatik të cilët për hir të audiencës kapin sipërfaqen e problematikës dhe fabrikojnë lajme e personazhe.
Channel One është dritarja e shpirtit të individit shqiptar, i cili në luftën e tij për mbijetesë e integrim, po kërkon mes luhatjesh, dilemash e udhëkryqesh të piketojë koordinatat e vetes se tij, por njëherazi të ridimensionojë veten në raport me botën europiane, pjesë e së cilës kërkon të jetë.
Channel One do të përpiqet te rrëfejë në mënyrën e tij disa nga qasjet drejt të vërtetave të realiteteve qe jetojmë por edhe këndvështrime të ndryshme e alternative të historisë, etnosit e kulturës shqiptare.
Channel One, do të jetë si një kalejdoskop, ku çdo gazetar që do ta përfaqësoje atë nuk do të ketë rriskun e humbjes së zërit individual, por do të jetë zëri dhe syri, i kërkimit të së vërtetës, argetimit e emocionit , i spektaklit dhe mesazhit emancipues për të gjithe individët shqiptar kudo ku jetojnë dhe për të gjithë shoqërine shqiptare.