Shërbimet

Një videotekë e pasur eventesh në shtëpinë tuaj

Përmes shërbimit On Demand ju keni një librari të pasur eventesh në shtëpinë tuaj gjithmonë të azhornuara, me mijëra programe për të pare kur ju dëshironi dhe jo në një orar të caktuar siҫ ndodh me programet televizive. Filma, seriale televizive, dokumentarë, programe për fëmijë, sport dhe produksione ekskluzive të Tring në një katalog të pasur.

Shiko My Tring IPTV në çdo pajisje

Përmes këtij shërbimi, ju mund të shihni programin tuaj në disa ekrane: televizor, kompjuter, iPad dhe telefon. Në këtë mënyrë ju mund të shikoni My Tring IPTV kudo, në çdo kohë, në çdo pajisje, dhe në mënyrën që deshironi.

Me My Tring IPTV nuk humbisni asnjë nga programet tuaja të preferuara

Dekoderi juaj mund të regjistrojë programe ose evente të ndryshme duke ju mundësuar shikimin e tyre kur të deshironi. Ky shërbim ju lejon të regjistroni deri në 4 shfaqje në të njëjtën kohë, kështu që askush në shtëpinë tuaj nuk mund të humbasë shfaqjen apo eventin e tij të preferuar.

Informohuni mbi programacionin e detajuar të çdo kanali

EPG (Guida elektronike) ofron informacion të përditesuar mbi përmbajtjen e programeve që transmetohen dhe atyre në vijim. Ai gjithashtu ju informon mbi gjithҫka rreth programit që po shihni si: përmbajtja, aktorët, gjinia, orari dhe kohëzgjatja e programit.

Bllokoni kanalet e padëshiruara

Bllokoni kanalet e padëshiruara. Vendosni ju kanalet që dëshironi të keni në listë.

Krijo një listë me kanalet që ju pëlqejnë

Tashmë me My Tring IPTV ju mund të shihni lehtësisht kanalet që ju pëlqejnë më shumë duke i shtuar tek lista personale e të preferuarave. Kjo listë mund të krijohet nga dekoderi.

Me My Tring IPTV caktoni vetë pauzat ndërmjet eventeve

Ky shërbim ju lejon të ndaloni shikimin e një programi dhe ta rishikoni atë më vonë në momentin qe e keni ndërprerë. Në këtë mënyrë ju nuk i ktheheni nga fillimi programit që shihni.

+