artisti-tak-fak

Artisti Tak-Fak

Pas suksesit të sezonit të parë, dhe të dytë, ky sezon i tretë ka ardhur më surpriza të reja.

Me një skenografi të re, me më shumë këshilla, më shumë sekrete për artistët e vegjël, që u pëlqen të bëjnë vepra të mëdha me duart e tyre të vogla.

Xhaxhi Piktori këtë sezon i ka kushtuar shumë rëndësi edhe riciklimit të sendeve shtëpiake, që fëmijët të mësojnë e si me kutinë e kartonit, rulat e kartonit t’i shndërrojnë në vepra artistike.

Emisioni përfshin 3 etapa, në të cilat shikuesi do të ndjeki hap pas hapi  realizimin e tre veprave artistike në teknik të ndryshme.

Qëllimi i këtij emisioni është formimi artistik dhe edukativ. Është një emision ku fëmijët do të kalojnë kohën në mënyrë cilësore. Fëmijët do të eksplorojnë krijimtarinë dhe talentin e tyre duke krijuar vepra artistike që do t’iu gëzojnë gjithmonë.

Ky format është provuar dhe ka korrur sukses të plotë në SHBA, Angli, Itali etj.. Interes të madh ka pasur edhe në hapësirat mbarë shqiptare, përfshi Kosovën, Maqedoninë dhe diasporën, ku të gjithë mund ta ndjekin emisionin “Artist Tak-fak” përmes platformës Tring.