Aventurat e Jul Dedës

Është koha për t’u arratisur nga qyteti në zbulim të emocioneve të reja. Mundësitë janë të shumta dhe në çdo episod Juli do të ndërmarrë misione “të guximshme”. Dhe për t’i përmbushur do t’i duhet ndihma e banorëve të zones.

Shumë aktivitet, plot njohje me njerëz të rinj dhe shumë humor në disa aventura vere si ato të librave.

Kjo komedi reale e cila ka si qëllim të na shfaqi në ekranet tona aventurat e komikut Julian Deda do të na shoqëroje në ambiente natyrore dhe shoqërore nga më të ndryshmet dhe më paradoksalet. Aventurat e tij do të jenë në limitet e mbijetesës, rrezikut dhe turpit…

Për çdo javë do të jetë një sfidë për të ekzekutuar. Do të ndjekim me kamerën tonë nga momenti i vendimit deri në fundin e sfidës me krenari ose me turp por sigurisht duke u kënaqur çdo moment me emocionet e tij reale dhe humorin e karakterit të tij. Krahas tij, do jetë dhe miku i pandashëm, Genti (një objekt i ndryshëm çdo puntatë, por që merr emrin e mikut të tij Genti).

Po numërojmë disa nga sfidat e mundshme: Kamping në mal, raftin, hedhje me delta plan etj.