Blind Taste

Zhanri: Format gatimi

Blind Taste është një program për të gjithë ata të cilët besojnë që janë kuzhinier të mirë dhe që kanë aftësinë të kuptojnë një recetë dhe ta realizojnë atë.

Në konkurs është një Chef i përhershëm dhe katër konkurrentë të cilët ndryshojnë cdo javë.

Gjatë javës Chef-i jep një recetë të ndryshme për cdo ditë konkurrenteve, tregon përbërësit dhe konkurrentët mundohen ta gatuajnë ate brënda një harku kohor të përcaktuar. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për gatim konkurrentët kalojne tek dhoma e provës dhe provojnë pjatën e gjithësecilit me sy mbyllur duke dhënë një vlerësim deri ne pesë pike. Në fund të ditës edhe Chef-i gjithashtu provon pjatat e gjithësecilit duke dhënë një vlerësim deri në pesë. Në fund të javës bëhet mbledhja e të gjithë pikëve të grumbulluara gjatë ditëve dhe konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë shpallet edhe fituesi i javës.

  • Ky është një konkurs i cili do bëhet gjatë gjithë javës nga e Hëna deri të Premten. Konkursi fillon të hënën pasi shpalljes së bërë nga moderatori i programit dhe Chef-i i cili do prezantojë formatin e programit për publikun si dhe katërt konkurrentët pjesëmarrës prezantim i cili do shoqërohet me një klip për secilin konkurrent të marr nga aktivitetet e tij të përditshme.
  • Konkurrrentët qëndrojne përpara moderatorit dhe Shefit dhe me sy mbyllur një e nga një provojnë pjatat e gjithësescilit pa e ditur se kujt i përket dhe japin një vlerësim pikësh duke filluar nga një deri në pesë për secilën pjatë ne bazë te preferencës. Vlerësimi mund të jetë i njëjtë për dy pjata njëkohësisht. Pasi ka mbaruar vlerësimi i konkurrentëve është rradha e Shefit për të provuar pjatat. Ky i fundit nuk është sy mbyllur pasi gjykimi i tij është objektiv për çdo konkurrent. Ashtu si edhe konkurrentët Chefi do japi vlerësim për secilën pjatë nga një deri në pesë. Në fund të ditës jepen pikët e grumbulluara si dhe vlerësimi për secilin konkurrent. Pasi të jenë dhënë pikët nuk mungojne komentet përfundimtare për gjithësecilin dhe konkurrentët përgatiten për ditët në vijim.Çdo ditë receta duhet të jetë e ndryshme. Do gatuhen pjata të shumllojshme përfshire edhe ëmbëlsirat. Ne fund të javës së konkurimit do shpallet një fitues për grup i cili do kaloj në fazat e tjera të konkurimit.

Në finale do shkojnë 4 Konkurrentët më të mirë.

  • Konkurrentët e përzgjedhur nga audicionet janë në total 16.
  • Këta 16 konkurrentë do të grupohen në 4 grupe me nga 4 konkurrentë për çdo grup.
  • Konkurrentët mund të jenë të moshave dhe profesioneve të ndryshme.