Extra Time World Cup

Në kuadër të Kupës së Botës 2018 vjen në ekran emisioni sportiv ‘’Extra Time, World Cup 2018’’. I gjithë kompeticioni sportiv do të pasqyrohet nëpërmjet 10 emisioneve gjithsej. Me një panel të përbërë nga 4 të ftuar: specialistë futbolli dhe gjykimi si dhe të ftuar nga bota e spektaklit, humorit, televizionit, apo edhe politikës.

Programi do të realizohet në formë spektakli, ku do të pasqyrohen golat e ndeshjeve të luajtura dhe do të përgatiten materiale të ndryshme si kuriozitete, momente të diskutueshme etj.