Jetë e re

“Jetë e Re” është një format televiziv i konceptuar dhe realizuar në formën e një reality show në qendër të së cilit do të jetë bukuria, estetika dhe fashion-i. Falë përkujdesjes së një stafi mjekësor të specializuar, personazhi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zonat ku është e nevojshme dhe më pas publiku do të ndjekë hap pas hapi të gjithë procesin e rikuperimit ku dhe merr emocionet e para të një përballjeje të pazakontë.

Në një trup perfekt me një look perfekt. Ndryshimi përjetohet si duhet atëherë kur ai shkon në çdo pjesë të trupit. Në fazën pasardhëse, është radha e parukierëve dhe grimierëve nga më të njohur në vend, që me eksperiencën e tyre të mund të ofrojnë atë çka duhet për një look perfekt. Një jetë e re, një stil i ri. Për këtë mendojnë stilistët tanë, të cilët ofrojnë tendencat më të fundit të modës përshtatur në një stil veshjeje që do ta bëj personazhin tonë të prek deri në detaj një jetë të re.

Realizimi i nje ëndrre, përmbushja e një dëshire, përmiresimi i një imazhi, suporti i duhur për një jetë cilësore, janë gjithçka do të zbuloni në këtë në reality show.