My Living

Programi “My Living“, është një emision, i cili shfaqet një herë në javë në Vizion Plus dhe në platformën TRING, kanalin Living HD. Me një kohëzgjatje prej 60 minutash, në program shfaqet gjithçka që ka të bëjë me stilin dhe mënyrën e jetesës. Personazhe, miq të rinj dhe të vjetër, në një rrëfim para shikuesve, mbi pasionet, stilin, dëshirat dhe aktivitetet që ata kryejnë.

My Living“, është momenti i vetëm televiziv, ku tregohet life-stili shqiptar me të gjitha tendencat e tij; modë, dizajn, ushqim, sport, fashion etj. Pika më e fortë e “My Living”, janë ekspertët e lifestil-it shqiptar të cilët ofrojnë ide dhe një guidë miqësore të realizueshme për këdo.

Prezantuesit,  Brunilda Lahe dhe Arjon Muça, me elegancë dhe shije të hollë kryejnë një udhëtim imagjinar, të gjatë një ditë, duke takuar dhe zbuluar, zonja dhe zotërinj të apasionuar mbas traditës, artit, kulturës, sportit, veshjes, ushqimit,  të resë dhe të vjetrës. “My Living” është takimi tek i cili nuk duhet të mungosh apo arrish me vonesë.