te-genti

Tek Genti

Gent Zenelaj nuk di te gatuaje vetem humor, gje qe e ka vertetoje publikisht ne emisionin e tij qe prej disa muajsh shfaqet ne kanalit 102 te platformes Tring, Living. "Te Genti" personazhet me te spikatur publike, nga te gjitha sferat e jetes, jane te ftuarit e tij speciale per cdo jave. Rreziku per t'u helmuar eshte zero, sepse per fatin tuaj te mire, nuk do keni mundesi t'i provoni pjatat qe shume rremujshem pergatiten ne kuzhine nga Genti & Friends.

cfare ju shohin syte ne kete emision?

Nje burre qe ben pazar

Grate ndjejne nje kenaqesi te cuditshme dhe "mizore" kur cojne burrat te "Conad"-i per te bere pazarin. Akoma me mire do ishte t'i shikonin teksa me njeren dore shtyjne karelin dhe me tjetren tundin nje femije qe qan me denese e kerkon biskota. Po dhe pazari, si fillim, nuk eshte keq!

Nje personazh qe grin sallate

Sportiviteti i personazheve publike shqiptare nuk eshte vene aq sa duhet ne prove, nje prove qe - jemi te ndergjegjshem - shume prej tyre ndoshta nuk do ta kalonin. eshte bukur te shikosh zonja me thonj te gjate e zoterinj me kollare qe bejne duart pis me salce domatesh apo qajne nga qepet.

Personazhe qe (s)dine te gatuajne

Ja soba, ja mejdani! Mundesia e vipave per te treguar sa te zotet jane ne kuzhine. Ju duhet te uleni ne kolltukun tuaj te preferuar, me telekomandsen tek kanali Living, cdo te marten ne oren 21:00, per te pare nese ata e kalojne klasen, apo gjithe jeten do mjaftohen me veze te skuqura.

Nje mal me pjata

Kurre nuk do ta merrni vesh kush i lan pjatat kur emisioni mbaron. Nuk do t'jua themi kurre se i lan Genti. Nuk do t'ju themi as se pas regjistrimit, stafi sulet ne kuzhine per te "testuar" recetat.

Solidaritet kulinar

Ky program nuk keshillohet te ndiqet me bashkeshortin prane, pasi mund te provokoje debate te ashpra ne cift. Kur sheh solidaritetin qe krijohet "Te Genti", nuk ke si te mos rrudhesh ballin, bashkosh vetullat, shtremberosh buzet dhe pyesesh: "Pse burri nuk ka qeruar kurre patate per mua?

Rrofte Myrtezai!

(Thuajse) te gjithe e kemi nje fqinj qe na nxjerr nga situata ne momente te caktuara e na ndihmon here me kripe, here me nje grusht fasule. Po fqinjin me bujar e ka me siguri Genti. Ai quhet Myrteza dhe nuk te le kurre ne balte.

Zbardhni faqen,nxini tiganin

E dime se keni fiksim t'i mrekulloni te ftuarit me receta "te papara". Ndonese "Te Genti" qellimi kryesor nuk eshte gatimi po te kaluarit bukur, s'do benit gabim te mbanit para nje laps e nje leter. cunat e stafit, qe i kane provuar, tregojne se recetat qe gatuhen aty, jane fantastike.

Batuta pa fund

Nuk duhet ta humbisni gallaten qe behet "Te Genti". Mos harroni se ngjarjet zhvillohen ne kuzhinen e "Apartamentit 2XL" dhe perberesi qe i jep shije cdo puntate, eshte pikerisht humori. E kur vjen puna per te qeshur, nuk duhet te hezitoni. eshte vertetuar se humori ndihmon tretjen.

Genjeshtra per miresjellje

Momenti final eshte kur Genti dhe i ftuari special, ulen perballe njeri-tjetrit per te shijuar pjatat qe kane gatuar. Edhe ne rastet kur orizi nuk ka ziere apo sallata nuk ka kripe, televizioni e do te buzeqeshesh dhe t'ia besh "mmmm... sa e shijshme".

Te reja rreth personazheve

Kujtoni se dini gjithcka rreth personazheve tuaj te dashur? Ok, mund te dini shume, por Genti do zbuloje plot informacione te tjera. Per kete, ka menduar nje strategji. Pije energjike e birra. Kaq duhet qe t'i besh vipat te flasin!