Yoga me Jonidën

Bukurinë e praktikës së jogës dhe meditimit, tani mund ta bëni tuajën nga shtëpia. “Joga me Jonidën” është i pari program televiziv shqiptar që ju fton në një klasë të plotë të kësaj praktike. Kjo klasë do t’ju shërbejë të gjithë atyre që duan të praktikojnë joga dhe meditim në shtëpi, si dhe të mësojnë teknika për manaxhimin e stresit dhe zhvillimin e forcës mendore. Nëse je lodhur duke pritur ndryshimin nga jashtë fillo ndryshimin nga brenda.