Han, në pamje të parë një sipërmarrës karizmatik dhe i suksesshëm, brenda vetes gjendet në konflikt të thellë me kujtimet e dhimbshme dhe dramat familjare të së shkuarës. Pasi kthehet nga Shtetet e Bashkuara, ai ia kushton jetën të atit dhe motrave, Safije, Gylben dhe Neriman, të cilat vuajnë nga çrregullime psikike, si pasoje e traumave të fëmijërisë. Në këto kushte, Hani jeton i izoluar nga bota dhe anashkalon çdo lloj aktiviteti social, deri ditën kur sheh Inxhinë dhe bie menjëherë në dashuri me të. Për herë të parë në jetë, ai rigjen lumturinë brenda vetes…

Do ta ndiqni nga e hëna në të premte, ora 21:00 në 3Plus!