Ai është vrasës me pagesë me një të shkuar tronditëse, ndërsa ajo një doktoreshë e suksesshme. Rrugët e tyre takohen një ditë kur Asli duhet të operojë një burrë të plagosur nga Ferhati. Ai mendon se e urren atë dhe e zgjedh për ta ndëshkuar, por zemra nuk njeh arsye. Në një botë me marrëdhënie interesi dhe ambicie për pushtet e para, një dashuri duhet të triumfojë. Por jeta e tij është shumë e errët dhe s’ka vend për një dashuri të pafajshme. A mund të bëhen bashkë dy njerëz, kur njeri merr dhe tjetri shpëton jetë?

 

Do ta ndiqni në serialin “Dashuri Bardhezi” nga e hëna në të premte, ora 16:10 në Kanal D Drama!