Ajo është një moderatore e mirënjohur, e cila në moshë fare të re ka lindur një vajzë, por jeta e ka ndarë prej saj. E vërteta del në dritë dhe e shkuara bëhet e tashme. E rritur në jetimore, pas 18 vjetësh, Jaz gjendet përballë dy prindërve që s’i ka njohur kurrë. A ka vend për pranim e falje, a mund të jesh një familje, kur në mes qëndron një hendek kaq i thellë?