“Ëndërr luleshtrydhesh” fillon me takimin e papritur të Asllësë dhe Burakut, të cilët kanë karaktere, jetë dhe qëllime krejt të kundërta nga njëri-tjetri. Asllë pushohet nga puna në pastiçerinë ku punon për faj të Burakut. Ndërkohë, shoqja e saj e ngushtë, Gonxha, po shkon të punojë në Bodrum dhe e bind Asllënë që të shkojë me të. Asllë s’do ta humbasë mundësinë për të punuar dhe njëkohësisht për të bërë pushime në Bodrum. Edhe pse nënës së saj nuk i pëlqen shumë ideja që e bija të shkojë në Bodrum, pranon pas këmbënguljeve të saj.

Ndërkohë, babai i Burakut, të cilit i kanë ardhur në majë të hundës sjelljet e papërgjegjshme të të birit, e dërgon atë të punojë në hotelin e ri që kanë blerë.

Rrëfimi fillon kur Buraku mendjemadh, harbut, i pasjellshëm hip në një avion dhe ulen pranë njëri-tjetrit me Asllën e qeshur, të dashur e të sinqertë, gjatë udhëtimit për në Bodrum. Dy të rinjtë, të cilët fillojnë të zihen që në momentin e parë që takohen, zbresin nga avioni me mendimin se s’do të shihen kurrë më, por fati ka filluar me kohë të thurë rrjetën e tij për t’i bashkuar ata.