Teksa punonte si infermiere në Amsterdam, Zejno mbeti shtatzënë me burrin që dashuronte dhe ëndërronte të krijonte familje me të, pa e ditur se ç’fat e priste. E burgosur dhe e ndarë nga i biri, ajo u shndërrua nga një vajzë naive në një grua të fortë e të pamëshirshme, që i vuri vetes vetëm një qëllim, të bashkohej sërish me të. Familja Akbash, përballë sëmundjes vdekjeprurëse të së bijës, shohin te Çinari rrugëdaljen e vetme. Por tani Zejno është kthyer dhe kërkon të birin. Sa larg mund të shkosh për të shpëtuar fëmijën tënd? 

Do ta ndiqni nga e hëna në të premte, ora 18:45 në Kanal D Drama!