Perandoria e gënjeshtrave

Elisa Kantu, një kuratore e talentuar arti, nuk e kishte menduar kurrë se kthimi i saj nga Nju Jorku në qytetin e lindjes do të shndërrohej në një tragjedi të papritur. Fati e çon të njihet me Leonardo Velaskon, një polic të ndershëm e të guximshëm. Një telefonatë në rajon njofton se ka të vdekur në një zonë aty afër. Me të mbërritur në vendngjarje, Leonardo gjen trupin e pajetë të së fejuarës së tij shtatzënë dhe të sipërmarrësit Augusto Kantu, babait të Elisës. Kjo e fundit nis një garë kundër kohës për të mbrojtur familjen dhe për të zbuluar ç’lidhje kishte i ati me botën e krimit, ndërkohë që Leonardo fillon të mbajë nën vëzhgim Elisën, i bindur se përmes saj do të gjejë përgjigjet që kërkon. Në këtë rrugëtim të rrezikshëm drejt së vërtetës, lind historia më e madhe e dashurisë mes të dyve...

E hënë - E premte, ora:19:15, në


Programacioni sonte në Tring