Koha kalon

Kanë kaluar vite që nga dita kur kapiten Ali Akarsu dhe vajza e tij Ajlin ndërruan jetë, duke shënjuar kështu përjetësisht jetën dhe zemrat e familjarëve të tyre. Kur nuk e pranojmë humbjen, pesha e kohës që kalon rëndon më tepër. Osmani, tashmë i rritur, ka nisur të ketë telashe, Soneri nuk pranon të njohë të bijën pasi e sheh si shkaktaren e vdekjes së gruas që dashuronte, ndërsa Berini gjendet mes dy zjarresh, pasi e bija nuk e njeh babanë e saj të vërtetë. Ndërkohë që Xhemilja, mes dhimbjes e mallit, përpiqet të shpëtojë atë që ka mbetur nga familja e saj. Por, kërcënimi me emrin Karolinë vijon të jetë i pranishëm...

E hënë - E premte, ora:17:45, në


Programacioni sonte në Tring