Vajzat e diellit

Gynesh, një grua e re, e cila jeton e lumtur në Izmir me tri vajzat e saj, takon rastësisht Halukun, një sipërmarrës nga Stambolli dhe jeta e të gjithëve merr tjetër drejtim. Ai i propozon për martesë dhe ajo do ta pranojë me shumë dëshirë, por ka një pengesë të madhe, vajzat dhe reagimi i tyre. Teksa Selin e shikon si një mundësi të artë për veten dhe të ëmën, Nazllë, binjakja e saj 17-vjeçare, e kundërshton me forcë. Më e vogla, Peri, mbështet çdo vendim të së ëmës, pasi do ta shohë të lumtur. Kur familjet e Gyneshit dhe Halukut të bashkohen, të gjitha sekretet do të shohin dritën e diellit dhe asgjë s’do të jetë më si më parë.

E hënë - E premte, ora:19:30, në


Programacioni sonte në Tring