Stambolli i pamëshirshëm

Agah Karaxhai është një sipërmarrës i suksesshëm, një nga krerët e sektorit të logjistikës, i cili ka marrë në ngarkim nipin e tij pas vdekjes së të vëllait. Por një tragjedi e papritur e shndërron atë në paraplegjik dhe Agahu e vuan shumë dramën e Nedimit, të cilin e do me shpirt. Ndërkohë që e shoqja, Seniz, një grua e bukur dhe e kompletuar, e urren Nedimin se ai është i vetmi që mund të zbulojë një sekret dramatik të cilin ajo e fsheh me fanatizëm. Arsye për të cilën bën çmos ta përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore. Agahu, duke parë gjendjen e dëshpëruar të nipit të tij, vendos që të gjejë një nuse për të, me shpresën se do të ndihet më mirë. Por, në kushtet në të cilat ndodhet Nedimi, është më se e kuptueshme që martesa do të jetë një ujdi financiare. Pikërisht në këtë moment rruga e familjes Karaxhai do të kryqëzohet me atë të Seherit dhe fëmijëve të saj, të cilët me ardhjen e tyre në Stamboll dhe në vilë ndryshojnë çdo gjë që gjejnë para syve.

E hënë - e premte, ora:20:10, në


Programacioni sonte në Tring