Tring for Albania – 16 sekonda për të zbuluar bukuritë Shqiptare

Konkursi Tring for Albania synon të promovojë bukuritë shqiptare nëpërmjet videove 16 sekonda në formatin REEL. Videot duhet të jenë cilësore, full HD dhe të promovojnë një destinacion të caktuar të trevave shqiptare.

Në vijim ju prezantojmë me rregulloren e konkursit “Tring for Albania”:

Këto video duhet të dërgohen në adresën marketing@tring.tv deri në datën 30 Prill dhe do të përzgjidhen vetëm 30 video për tu bërë pjesë e garës. Videot do të hidhen nga data 30 Prill deri në 25 Qershor dhe që nga ai moment, video me impaktin më të madh në faqen e Tring do të fitojë çmimin e parë prej 1500 Euro.

Do të ketë edhe çmim të dytë prej 500 Euro ku fituesi do të ketë impaktin më të madh dhe më shumë komente në video.

Çmimi i tretë do të jetë ai që është më afër fituesit të dytë me numrin e likeve dhe komenteve. Përfiton 1 vit shërbim TV!

Të gjitha like-t dhe komentet nga programe të automatizuara me pagesë nuk do të konsiderohen.

Për detaje të tjera ju mund të na kontaktoni në çdo kohë në rrjetet tona sociale:

Ky është momenti YT, mbërtheje atë në 16 sekonda!