Turkish Stories, një kanal i dedikuar, me 5 seriale të reja çdo pasdite, një katalog të larmishëm, si dhe filma premierë çdo fundjavë. Sepse, ne jemi gjithmonë në kërkim të historisë së përsosur për të treguar...


Turkish Stories do të shndërrohet në vendtakimin tuaj me vende e personazhe dhe jemi të sigurt se do të miqësoheni me ta, se do të mallëngjeheni, se do të gëzoni, se do të qani e qeshni bashkë me ta, me protagonistët, me historitë e tyre. a!


Turkish Stories, një kanal, mijëra histori...

Dila

Dila është nusja e bukur e familjes Barazollu. Jeta e saj do të ndryshojë kryekëput kur bashkëshorti i saj i dashur vritet nga djali i madh i familjes Karadallë, Rizai. Tanimë, qëllimi i jetës së saj është hakmarrja. Fati do t’i përballë të dy në fermën e madhe të familjes, por pa e ditur se kush janë ata për njëri-tjetrin. Historia e një dashurie të pamundur që do të përpiqen të hedhin pas të shkuarën.

Zbulo më shumë

Engjëjt

Melek, një grua punëtore, jeton me të bijën, Ipekun në një qytet të vogël të Turqisë. Dëshira e saj që e bija të ndjekë mjekësinë do të ndrydhet nga dëshira e Ipekut për t’u bërë aktore. Pasioni do të kapërcejë dëshirën e së ëmës dhe tanimë atë e pret një jetë e re në Stamboll. Një serial ku do të eksplorohet marrëdhënia nënë e bijë, miqësia, romanca dhe i mbushur me situata komike.

Zbulo më shumë

Grua

Bahari, një nënë e dashur përpiqet t’ia dalë mbanë me dy fëmijët e saj. Sfidat e jetës janë të shumta, por sekretet e së shkuarës edhe më të shumtë. Mes varfërisë dhe dëshirës për t’u siguruar fëmijëve një jetë më të mirë, ajo do të qëndrojë kryelartë përballë çdo sprove.

Zbulo më shumë

Dashuri 101

Në Turqinë e viteve 1990, një grup adoleshentësh përpiqen të bindin mësuesen e tyre të dashur të bjerë në dashuri që të mos largohet nga qyteti. Sinani, Keremi, Osmani dhe Eda janë katër gjimnazistë që shkaktojnë vetëm telashe. Përmes këndvështrimit të secilit, do të mësojmë nga një histori të re mbi jetën dhe dashurisë.

Zbulo më shumë

Xhanan

Në një moshë të hershme, Xhanani u rrëmbye nga krahët e së ëmës dhe u adoptua në familjen Karahan. E poshtëruar nga një përdhunim, e tradhtuar nga mikesha e ngushtë dhe e martuar vetëm për të ruajtur nderin e familjes, ajo do të përpiqet t’i shpëtojë këtij tmerri sa më parë. Vitet kalojnë, e tanimë që ajo është e pasur, hakmarrja mbetet po qëllimi i saj i parë.

Zbulo më shumë