Nga 1 Korriku, Tring Comedy shndërrohet në Tring Summertime! Vera dhe aventurat bëhen të paharrueshme kur kujtimet lidhen me ngjarjet e një filmi. Na ndiqni në kanalin e ri stinor për të shijuar pushimet pa u shkëputur nga argëtimi dhe pasioni juaj.

Më një programacion të pasur e shumë të larmishëm, Tring Summertime do të sjellë në ekran një koleksionin unik filmash argëtues, kryesisht komedi romancë, xhiruar në sfondet më të bukura verore. Kinemaja amerikane dhe europiane vjen me aktorët më të mirë të këtyre viteve. Ndër të tjera në ekranin e Tring Summertime, do të mund të ndiqni premierat si:

“Pushime në lundrim”, “Mamma Mia”, “Ishulli I çifteve” “Çmenduritë e një nate”, “Fundjavë me mamin”, “Mirë se vini në bord” “Një dasmë e çmendur”, “50 puthjet e para”, “Pushime në Karaibe”