Pyetje - Përgjigje - Televizion

Proçesi i riabonimit brenda dhe jashtë Shqipërisë:

Klientët mund të kryejnë riabonimin në dyqanet Tring apo tek distributorët e autorizuar, si dhe duke kryer pagesën online tek seksioni Bli Online

Për çdo paqartësi telefononi në numrat: +355 69 40 38 000 / +355 68 80 48 622

Kontakte Kujdesi Ndaj Klientit TRING:

MOBILE: +355694038000

FIX: 044800008/044810303

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ku mund të blej abonimin e platformës Tring?

Për abonime ose riabonime në dyqanet e autorizuara Tring vizitoni faqen tonë Dyqanet Tring ose mund të blini online në Bli online

Kam bërë rimbushje dhe nuk është aktivizuar ende

- Kontrolloni cilësinë e sinjalit të antenës suaj.

- Kontrolloni nëse i shikoni kanalet e lira 7News ose Click, nëse po, lëreni dekoderin tuaj në njërin nga kanalet Tring deri sa kanali të hapet.

Më del në ekran mesazhi 'no access' ose 'kanal i koduar'

Verifikoni nëse keni abonim në kartën tuaj smart, për më shumë informacion, telefononi në numrat e kujdesit për klientin +355 69 40 38 000 / 044 800 008 / 044 810 303

Sa abonim kam në kartën Tring?

Shtypni në telekomandë butonin MENU-shkoni tek Conax-Karta Smart-Statusi i Eventit ose e kontrolloni në faqen tonë nëpërmjet numrit të kartës smart në linkun Gjendja e abonimit

Kam harruar kodin e kanaleve për të rritur?

Telefononi në numrat e kujdesit për klientin +355 69 40 38 000 / 044 800 008 / 044 810 303 vetëm nëse jeni mbi 18 vjeç.

Përse më shfaqet në ekran mesazhi 'kartë e gabuar'?

-Kontrolloni vendosjen e kartes smart ne aparat.

-Hiqeni kartën nga foleja dhe rivendoseni në pozicionin e udhëzuar

-Hiqni dekoderin nga priza dhe lëre 5 min, e nese del përseri i njeti informacion, atëherë karta juaj smart është me difekt dhe duhet ta ndërroni më një të re në një nga dyqanet e autorizuara Tring.

Cfarë kuptimi ka mesazhi 'asnjë video e vlefshme' që shfaqet në ekran?

Duhet të verifikoni nëse dekoderi juaj e njeh kartën smart dhe nëse pajisjet janë Pair me njëra-tjetrën.

Cilat janë çmimet ne lekë/euro të abonimeve dhe pajisjeve tring?

Këto informacione mund ti merrni në cdo pikë shitje të atutorizuar Tring ose duke vizituar online faqen Paketat

Mund të përdor modulin Conax për të parë kanalet Tring?

Po, por vetëm me modulin CONAX të autorizuar nga Tring. TV duhet të aktivizohet përmes përdorimit të telekomandës në gjuhën angleze ose Belge etj. Gjithashtu duhet të siguroheni që shikoni Vizion Plus dhe më pas të bëni kërkimin automatik të kanaleve. Për çdo paqartësi telefononi kujdesin ndaj klientit në +355 44 800 008

Nuk ju shfaqet info e programit?

Sigurohuni që aparati juaj të ketë softin e fundit, fikni dhe ndizni aparatin me çelësin që ndodhet në pjesën e prapme të tij. Në rast se problemi vazhdon, kontaktoni kujdesin ndaj klientit në +355 44 800 008

Cfarë është EPG?

EPG, “Electronic Program Guide” apo “Guida elektronike e Programeve” i lejon përdoruesit interaktivitet në mënyrë që të njihet me programin që po transmetohet në këto momente ose për programet në vazhdim. EPG e gjeni edhe online në linkun: www.tring.tv/guida Nuk keni asnjë kanal të regjistruar? Bëni kërkim automatik në tokësor ose satelitor sipas rastit duke vendosur frekuencat përkatëse të tokësorit ose satelitorit

Dëgjoj vetëm audion dhe në ekran nuk kam figurë?

Kontrolloni vendosjen e kabullit HDMI në aparat dhe në TV, nëse përsëri ndodh e njëjta gjë atëherë kontrolloni gjendjen e abonimit të kartës ose drejtohuni në pikën më të afërt Tring.

Çfarë domethënie kanë këto mesazhe në ekran?

Insert Smart Card - Në aparatin tuaj nuk ka kartë smart, ose nuk është e pozicionuar mirë

Check Card - Ende nuk është bërë njohja e kartës nga aparati

S'ka sinjal (sinjal i dobët) - Aparati nuk është i sinkronizuar me antenën

A mund të abonohem në platformën Satelitore?

Përpara se sa të bëni abonim në platformën Satelitore Tring duhet te keni parasysh se platforma Satelitore Tring transmeton sinjalin e saj nga sateliti EutelSat W2 i pozicionuar 16 gradë në Lindje. Nuk duhet të ketë pengesa përpara Antenës Satelitore në mënyrë që sinjali të merret sa më i pastër dhe i plotë.

Ku duhet të drejtohem nëse kam probleme me Aparatin Tring ose Kartën Smart?

Nëse ndodheni në Tiranë, do të duhet që të paraqiteni në pikën e shitjes Tring Center . Nëse nuk ndodheni në Tiranë, atëherë do të duhet që t'i drejtoheni distributorit më të afërt të autorizuar nga Tring.

A bën Tring shërbim në shtëpi, institucion apo në objekt për abonentët?

Po, Tring bën shërbim në shtëpi, institucion apo objekt sipas kërkesës së klientit, por ky lloj shërbimi mbulon vetëm rrethin e Tiranës dhe jo rrethe të tjera te vendit. Shërbimet e kësaj natyre bëhen kundrejt disa tarifave fikse. Për të gjetur informacion për Tring Taxi klikoni linkun Tring Taxi

Si duhet të veproj nëse fshihet lista e kanaleve të mia?

Bëni rikthim në gjendjen fillestare të aparatit ose kontaktoni në numrat e Kujdesit ndaj Klientit +355 69 40 38 000 / 044 800 008 / 044 810 303

A ka kanale Radio?

Tring ju ofron të ndiqni muzikën tuaj të preferuar nëpërmjet dekoderit Tring. Kanal Radio është: Club FM

Sa kanale sporti ka platforma Tring?

Kanali TringSportNeës i cili është kanal informativ, TS1 kur nuk ka ndeshje LIVE, jep RTS të eventeve sportive eskluzive në Tring, TS2 dhe TS3 janë kanale që trasnmetojnë ndeshjë LIVE. Tele Sport ka përmbajtje për nostalgjikët e sporteve të ndryshme.

manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual

Pyetje - Përgjigje
rreth Televizionit

Pyetje - Përgjigje
rreth Internetit

Pyetje - Përgjigje
rreth Telefonisë

Pyetje - Përgjigje
rreth shërbimeve Tring