Burxhu Birixhik

burxhu birixhik

Ka lindur më 4 Maj 1989 në Elmali. Ajo u përzgjodh mbretëresha e Mesdheut në vitin 2006 në konkursin e zhvilluar në Antalja. Burxhu ka marrë pjesë në festivalet e teatrit dhe pasi ka marrë çmim, ajo vendosi të marrë një edukim profesional në këtë fushë. Krahas degës së arkeologjisë, filloi studimet për aktrim. Birixhik e filloi karrierën e saj duke marrë pjesë si stazhiere në teatrin e bashkisë së Bornovës. Ajo ka marrë role të ndryshme në pjesët teatrale si "Një e dyta", "Vizita e gruas së moshuar", "Mbyll sytë dhe bëj detyrën". Ajo ka dalë në televizor për herë të parë në vitin 2007 duke marrë pjesë në telenovelën "Meshkujt" në të cilën ka pasur një rol dytësor. Më pas ka marrë pjesë në një film të shkurtër të quajtur "Koha e tokës". Birixhik konkurroi në "Kanal D" për të fituar rolin e vajzës Artiz Mektebi. Konkursin e kaloi me sukses dhe mori rol kryesor bashkë me Alixhan Ajtekin. Më pas ka marrë role dytësore në seriale si "Shekulli madhështor", "Brisku i përsosur", në vitin 2012. Ka luajtur rolin e Derjas në telenovelën "Vëllezër armiq". Aktorja ka luajtur në telenovelën "Kështu më dashuro" ka pasur rolin e një vajze me emrin Seda. Gjithashtu ka luajtur edhe në shumë reklama të markave të ndryshme. Birixhik ka marrë rol në  "Çështje nderi" ku ka qenë vajza me emrin Kybra. Burxhu Birixhik u martua me Emre Jetkin në vitin 2016.


Personazhet

Seraj Gozler

18-09-2017

Seraj Gozler

Emri i saj i vërtetë është Seraj Gozler Jeniaj. Ka lindur më 27 Tetor 196... më shumë

Exhem Ozkaja

18-09-2017

Exhem Ozkaja

Exhem Ozkaja (Exhem Nur Ozkaja) ka lindur më 25 Qershor 1988 në Stamboll. Është... më shumë

Tajanç Ajajdin

18-09-2017

Tajanç Ajajdin

Ka lindur më 7 Gusht 1979 në Stamboll. Është një aktor i telenovelave dhe... më shumë

Birkan Sokullu

18-09-2017

Birkan Sokullu

Birkan Sokullu ka lindur më 6 Tetor 1985 në Stamboll. Gjyshërit e Sokullu janë... më shumë

Burxhu Birixhik

18-09-2017

Burxhu Birixhik

Ka lindur më 4 Maj 1989 në Elmali. Ajo u përzgjodh mbretëresha e Mesdheut n&eu... më shumë