Koordinator sigurie dhe shendeti per fazen e realizimit te punimeve

Departmenti:  Teknik

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Të verifikojë zbatimin nga ana e subjekteve që realizojnë punimet, të rregullave që lidhen me ta, që i përmban plani i sigurisë dhe i koordinimit dhe te sigurohet per aplikimin korrekt të procedurave përkatëse të punës.
  • Te ndertoje statistika mbi shkeljet e rregullave në kantiere
  • Te kryeje analizen e riskut ne kantier; Të verifikojë përshtatshmërinë e planit operativ të sigurisë,
  • Te verifikoje nëse subjektet që realizojnë punimet përshtatin planet përkatëse operative për sigurinë,
  • Të organizojë çdo 3 muaj mbledhjen e këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe organizimin e mbledhjes se jashtëzakonshme në rast të ndodhjes së një aksidenti në kantier, bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve dhe informimin per cdo process.
  • Të verifikojë zbatimin e marrëveshjes midis palëve me qëllim që të organizojë koordinimin midis përfaqësuesve të sigurisë e finalizuar kjo me përmirësimin e sigurisë në kantier
  • Te njoftoje investitorin ose Administruesin e punimeve (Menaxherin e Projektit) nepermjet njoftimit me shkrim , kontraktoret dhe nenkontraktoret per cdo gje dhe te propozoje pezullimin e punimeve, largimin e subjektit nga kantieri ose zgjidhjen e kontrates
  • Te pezulloje ne rast rreziku te madh dhe te dukshem ose te papritur, punimet e vecanta deri ne verifikimin e marrjes se masave te pershtatshme nga kontraktoret dhe nenkontraktoret
  • Verifikon pershtatshmerine tekniko profesionale te kontraktoreve dhe nenkontraktoreve qe do te kryejne punimet ne lidhje me punen qe do tju jepet
  • Transmeton Planin e Sigurise dhe Koordinimit, kontraktoreve dhe nenkontraktoreve te ftuar per te paraqitur ofertat per kryerjen e punimeve.
  • Llogarit koston per sigurine
  • Perpilon planin e emergjences dhe te evakuimit dhe kryen prova te evakuimit te punemarresve.
  • Trajnon perdoruesit e mjeteve germues te dherave , punimet ne lartesi, pajisjet mbrojtese individuale dhe punetoret ne terren.
  • Ne fazen e pergatitjes se ofertave per projektin harton planin e sigurise dhe te koordinimit
  • Parapërgatit një dosje, e cila përmban informacionet e nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen nga rreziqet ndaj të cilave janë të ekspozuar punëtorët gjate punimeve dhe edhe gjate realizimit te punimeve plotësuese mbas mbarimit të veprës.

 

Profili akademik: Diplome Universitare në inxhinieri, arkitekturë, gjeologji

Arsimim pas universitar: Opsional

Ekperienca Profesionale: Mbi 3 vjet eksperience ne në sektorin e ndërtimeve

Aftësi dhe zotësi:

  • Aftesi te mira nderpersonale dhe komunikimi.
  • Preferohet te kete certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë, të organizuara nga subjekte të njohura publike ose private ose deshmi qe verteton se kanë kryer punë teknike në fushën e sigurimit në ndërtime për të paktën 5 vjet.
  • Te kete njohuri per legjislacionin në fuqi për sa i përket fushës së sigurisë dhe të shëndetit në vendin e punës
  • Te kete njohuri per rregullat teknike, kriteret për organizimin e kantiereve dhe kryerjen e punëve në kushte sigurie (përdorimi i makinave, PMI-ve, dhe ndërtimeve të përkohshme etj);
  • Te jete i afte ne metodat e përpunimit te planeve të sigurisë dhe të koordinimit.
  • Duhet te kete aftesi shume te mire ne programet Microsoft Office.
  • Te kete njohuri te gjuhes Angleze.
  • Te kete aftesi te shkelqyera komunikuese.
  • Te kete kryer kurs formimi për sigurinë e punës në sektorin e ndërtimit
  • Te kete Leje Drejtimi.