As policët dhe as mësuesit, Ogerta Manastirliu tregon kush do të vaksinohen të parët pas stafit mjekësor

Aktualitet Botë/Rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në një emision ku foli më nga afër për situatën e pandemisë në vend, si dhe rrëfeu detajet e para nga procesi i vaksinimit anti-Covid në vendin tonë. Ajo refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se cili shtet na i ka dhuruar vaksinat, por tha se vendi ynë kapacitet për të ruajtur 250 mijë vaksina në temperaturë -70 gradë Celsius dhe se javën e tretë të janarit do të kemi 5000 doza të tjera, në fund të muajit 10 mijë dhe në shkurt mbi 30 mijë.

Më tej Manastirliu sqaroi se Shqipërisë i duhen 1.2 milionë doza, pra për 600 mijë persona. “Ne jemi duke punuar me të gjitha kompanitë për vaksinat, nuk kemi përjashtuar asnjë vaksinë. Marrëveshja e parë është bërë me Pfizer. Javën e tretë të këtij muaji do marrim 5000 mijë doza dhe mbi 10 mijë doza në fund të muajit. Më pas në shkurt do marrim 30.250 doza dhe më pas më shumë sipas kalendarit.

Kategoria e dytë që do të vaksinohet do të jenë personat mbi 75 vjeç. Do të ketë një kombinim vaksinimi. Do të jetë moshat mbi 75 vjeç, sidomos ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve. Në të gjithë botën mbetet problematikë përhapja e virusit në shtëpitë e të moshuarve. Moshat nën 16 vjeç nuk do e bëjnë vaksinën.”-përfundoi ajo.