Australia e pushtuar nga flakët

Aktualitet

Prej disa javësh, Australia është pushtuar nga flakët! Zonat më të prekura nga zjarret masive janë në New South Wales dhe Victoria.

Deri më tani konfirmohen rreth 381 shtëpi të shkrumbuara në New South Wales dhe 43 në Victoria. Zjarret në Australi kanë nisur që prej shtatorit të 2019-ës dhe deri më tani kanë humbur jetën të paktën 23-njerëz.

Autoritetet kanë njoftuar njerëzit se e shtuna mund të jetë ditë e rrezishme për shkak të erës së fortë që pritet të fryjë, duke ndryshuar drejtimin dhe ndihmuar në përhapjen e zjarreve.

Pasojë e gjendjes kaotike janë njerëz të humbur, kafshë pa jetë dhe qindra shtëpi të pabanueshme. Edhe pse autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të largohen urgjent prej banesave nëse u krijohet mundësia, shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos i lënë shtëpitë.

Nga ana tjetër, rreth 480 milion kafshë të llojeve të ndryshme kanë humbur jetën nga zjarret masive.

Vendet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që qeveria ka marrë masa ekstreme për të përballuar zjarret.