Nuk u dogj vetëm Katedralja në Paris, një tjetër vend i shenjtë u përfshi dje nga flakët

Botë/Rajon

Përveç Notre Dame në Paris, ditën e hënë u përfshi nga flakët edhe xhamia Al-Aqsa në Jerusalem. Video e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se zjarri del nga çatia e një strukture të njohur si Dhoma e Lutjeve të Marwanit. Xhamia Al-Asqa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Nga ana tjetër, agjensia e lajmeve të Palestinës njoftoi se presidenti palestinëz shprehu keqardhjen e tij të thellë për zjarrin e rënë në Katedralen e Parisit.