Çifti që ju fal buzëqeshje në këto ditë të vështira; Dy këngëtarët që u bënë të njohur me këngën e Coronavirusit

Aktualitet Botë/Rajon

Ermira dhe Gjergji janë  çifti që u bënë të njohur pa e kuptuar nga një këngë të cilën e postuan në rrjetet sociale. Versioni I këngës “bananja” nga dashnor Diko, I përshtator për situatën që po kalojmë u përhap në shumë profile në rrjetet sociale dhe u pëlqye nga shumë e shumë persona të njohur.

-Si erdhi ideja për të bërë këngën për karantinën?

Ideja ishte shumë spontane dhe fjalët e tekstit erdhën shumë shpejt. Nuk ishte hera e parë për ne që të merrnim një këngë të njohur e të vendosnim një tekst tjetër gazmor për ta shpërndarë tek miqtë tanë të ngushtë.

-A keni menduar që për çdo situatë të ngjashme, si kjo e karantinës në kohë koronavirusi, të bëni këngë të tjera të tjera të këtij lloji?

Jo nuk e kishim menduar më përpara. Qëllimi i këngës nuk ishte që të ndahej me gjithë Shqipërinë por thjeshtë me disa miq. Shpërndarja aq e madhe e videos na ka stepur pak.

-Si po e kaloni kohën në shtëpi, a ju ndihmon më shumë për kreativitet apo ndiheni të frikësuar?

Nuk ndihemi të frikësuar dhe po bëjmë pjesën tonë. Izolimi nuk është i thjeshtë por përpiqemi të mbajmë besimin, shpresën dhe durimin lart. Mua më pëlqen gjithashtu edhe kuzhina ndaj përpiqem të kem sa më shumë kreativitet edhe aty. Megjithatë duhet thënë se koha në dispozicion nuk është shumë e madhe për shkak se unë po punoj nga shtëpia dhe vazhdoj me oraret zyrtare të punës.

E prisnit që kënga të merrte një shpërndarje kaq të gjerë? Edhe nga politikanë?

Jo, madje kur vendosëm që ta postonim menduam që maksimumi i shikueshmërisë do ishte deri tek miqtë e miqve tanë. Shpërndarja kaq e madhe dhe komplet jashtë kontrollit dhe lejes tonë na habiti shumë.

-Kënga e radhës, dy rreshtat e refrenit dhe e cilit këngëtar do jetë?

Nuk e kemi vendosur ende nëse do ketë një këngë të re sepse nuk duam të publikojmë një këngë për hirë të këngës por vetëm nëse është diçka spontane dhe e bukur. Nuk jemi shumë fansa të famës. Por po të them një detaj. Mbase do të jetë kënga e Kozma Dushit, “Eja o shoku ynë”. Tekstin imagjinojeni vetë para se ta publikojmë.

-Ermira, the në Ëake Up se ke ndërmend të zhvillosh më profesionalisht të kënduarin, a do të të shohim së shpejti në ndonjë kompeticion muzikor?

Nuk e di a do më shihni në ndonjë kompeticion, por çdo javë unë këndoj në korin e kishës ungjillore Rilindja dhe këtë pasion për shkak se lidhet fort me besimin tim dua ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më profesionale të mundshme. Ndërkohë po praktikoj pak piano dhe po ushtrohem ne kanto!