Disa filma të luajtur nga Rikard Ljarja ndër vite

Aktualitet Kulturë

Rikard Ljarja ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Disa filma në të cilat Rikard Ljarja ka luajtur janë:

Fletë të bardha ( 1990 )

Pesha e kohës ( 1988 ) – Ngjarjet e filmit zhvillohen në një fshat në vitet ’80 në prag të pensionit të kryetarit. Vasili ka shumë merita por deri diku shpirtërisht i “burokratizuar”. Kryetari do që zëvëndësi t’i ngjajë atij në karakter dhe në pikëpamje por planet e tij dështojnë.

Rrethi i kujtesës ( 1987 ) – Një sirenë alarmi po ushton. Gruaja e sëmurë bërtet: Rrethi! Rrethi! Hiqmani rrethin! Doktori mbetet i habitur. Është një rast i veçantë. Margarita Begolli, protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 25 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Dihet se regjimi është fajtor i kësaj, më saktë gjermanët nazistët. Ata e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore. Mbesa e saj dëshiron të zbolujë çfarë e mundon kaq shumë hallën e saj. Përse drita është një armike e saj? Gjatë kësaj kohe, Margarita e merr veten, me anë të dashurisë dhe shpresës që e rrethon…

Radiostacioni ( 1979 ) – Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë “nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë.

Në pyjet me borë ka jetë ( 1978 ) -Luka transferohet ne një qyteze veriore. Ne udhëtimin e pare se bashku me te shoqen rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës se kësaj qyteze, por ai gjen një mjedis shoqëror shume te shëndetshëm, ku gruaja e tij ndjehet shume mirë.

Ilegalët ( 1976 )

Rrugicat që kërkonin diell ( 1975 ) – Nebi Surreli së bashku me nënën jeton në varfëri të plotë. Duke kërkuar mundësi të ndryshme për të mbijetuar, punon si shpërndarës gazetash, hamall, dhe si trasportues qymyri. Njihet me luftën në saj të Gaqos dhe shokë të tjerë të njesitit të qytetit. Ndihmonë në shpërndarjen e trakteve kur punon si gazetashitës, dhe në vështirësinë për transportimin e shtypshkronjës së njesitit. Urrejtja për Gani Herrin, tregtarin e qymyrit, i cili është edhe spiun i fashistëve, dhe ku edhe merë pjesë në ekzekutimin e tij.

Kur zbardhi një ditë ( 1971 )

Ngadhënjim mbi vdekje ( 1967 ) – Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria është nën pushtimin nazist. Gjermanët arrijnë të kapin dy vajza të reja dhe i torturojnë ato për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë duke i varur në litar në mes të qytetit për të trembur dhe terrorizuar popullin. Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.

Duel i heshtur ( 1967 ) – Ramiut i kërkohet nga një komandë e një flote të huaj, të dëshmojnë kundër qeverisë shqiptare në gjyqin e Hagës, se kanë minuar një rrugë detare, kanalin e Korfuzit. Në kantierin detar është e ankoruar një anije e flotës ushtarake e cila është për rimont. Rahmiu bën planin e largimit në bashkëpunim me Islamin dhe Pepinin, se si ta rrëmbejnë dhe të mund të largohen nga territori shqiptar. Skënderi, një nga marinarët është roje atë ditë, të cilin e gënjejnë me një pretekstin se një anije është në rrezik, dhe e marrin me vete. Ata i shpjegojnë arsyen përse duhet të largoheshin nga Shqipëria dhe kërkojnë që edhe ai të dëshmojë. Qëllimi i tyre dështon teksa ata luftojnë me marinar Skënderin, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.

Komisari i dritës ( 1966 ) – Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit.