Maqedoni, hidhet në qarkullim kartëmonedha “Nënë Tereza”

Ekonomi

Untitled2

Banka popullore e Maqedonisë emeton këtë kartëmonedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në shtator të këtij viti. Në pjesën qendrore të kartëmonedhës është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016”. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”. Në pjesën e pasme, në qendër të kartëmonedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezës. Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe “2016”, viti i shenjtërimit të saj. Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonise