Kjo mund të jetë fundjava e fundit që djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç të rrinë mbyllur, por me një kusht

Aktualitet Botë/Rajon

Edhe këtë fundjavë, liri daljeje do të kenë pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Por kjo do të jetë fundjava e fundit që të rinjtë mbi 14 vjeç do të qëndrojnë në shtëpi. Spas kryeministrit Rama, nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të shtruarve në spital do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme, nga fundjava tjetër edhe ata do të gëzojnë liri daljeje.

Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.