Komiteti Ekspertëve rreth masave të reja të Covid-19; Ja ndryshimet për shkollat dhe orën policore

Aktualitet Botë/Rajon

Në mbledhjen e pak minutave më parë të komitetit të ekspertëve u tha se gjendja nuk është ende optimale dhe se duhen ulur shifrat akoma edhe më shumë:

“Indikatorët që sjellim janë incidencë javore, ka pësuar zbritje. Mesatarja ditore e rasteve pozitive ditore ne 419 nga 532. Nuk jemi akoma të kënaqur, objektivi është të shkojë shumë më poshtë. Përveçse numrave të rënë, ka pësuar rritje numri i bashkive të prekura me 43 në javë dhe kjo është sidomos në Bashkitë e vogla. Gjithashtu mesatarja javore e pacientëve të shtruar ka pësuar ulje, nga 16 në 11, të intubuarit janë ulur në numër, Këto indikatorë pësojnë ulje bazuar mbi situatën epidemiologjike. Numri më i pakët është ai i humbjeve të jetës. Kjo lloj situate në krahasim me atë që vlerësuam herën e kaluar ka disa ndryshime që mund të jenë të vogla, por situata mbetet akoma delikate. Natyrisht në këtë javë ne kemi edhe një shkak për tu ndjerë më mirë që është fillimi i fushatës së vaksinimit. Deri dje, duke ditur që vaksinimi kasiv ka filuar nga e diela, janë kryer 21 mijë e 356 vaksina, numri ka arritur 100 mijë i të gjithë qytetarëve nga fillimi i vaksinimit.  Shmangia e grumbullimeve shumë e rëndësishme, distancimi, maska higjienizimi i ambienteve dhe mbetet kryesore vijimësia e kontrollit të infeksionit përmes masave” tha Albana Fico.

Maturantët do të kthehen në ambientet e shkollës.

Zv.mistrja e Shëndetësisë njoftoi se pjesa tjetër e sistemit arsimor vijon online.

Mira Rakacolli:

Duke u bazuar mbi analizën e atyre shkaqeve dhe situatave, ekspertët mendojnë që situata vërtet që mbetet e qëndrueshme. Shifrat sërisht nuk janë aty ku duhet që të jenë për të marrë masa për të liruar situatën. Masat e propozuara për tu rishikuar në afatin e duhur, do të rishikohen sërish në atë afat, javën tjetër.

Me përjashtim të faktit, që duke marrë parasysh moshat e reja të prekura dhe vaksiniin masiv, në kushtet e momentit kur zhvillohet viti akademik, Matura të fillojë mësimin në klasë, vijimësia e të cilës do kushtëzohet nga monitorimi i kujdesshëm. Maturat ashtu siç ka qenë kur filloi shkolla në klasa, të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Ora policore vazhdon e njëjtë, nga 20:00-06:00. Restorantët e mbyllura në këtë orar. Mësimi do vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor, dhe fluturimet me Britaninë do vazhdojnë të mbyllura.