Kujtim Prodani ndahet nga jeta për shkak të Covid-19

Aktualitet Kulturë

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare muzikanti Kujtim Prodani.

Djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani ishte infektuar nga koronavirusi pak kohë më parë dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19.