Stilistja shqiptare, pjesë e ‘New York Fashion Week’!

Kulturë

mirela nurce

Ka nisur tashmë sezoni i 27-të i New York Fashion Week. Java e modës e cila mbledh të gjithë stilistët më me emër, të prezantojnë koleksionet e tyre të reja. Midis shumë emrave të mëdhenj të modës, këtë vit ishte edhe emri i një stilisteje shqiptare.
Bëhet fjalë për Mirela Nurçe e cila prezantoi kolesionin e saj të ri, me emrin “Tonni’86”. Ajo solli xhaketat tradicionale të ndërthurura me trendet e momentit. Në koleksionin e saj, gruaja përfaqësohet nga veshja klasike. Kjo nuk është hera e parë që stilistja bëhet pjesë e sfilatave të mëdha, pasi një vit më parë ajo ishte pjesë e “Milano Fashion Week”, ku prezantoi një koleksion i cili i dedikohej nipit të saj të ndjerë.

mirela

mirela