Lajm i mirë nga Covid-19; Jo të gjithë do të infekohen, mjeku Stroni tregon pak pozitivitet bazuar në fakte

Aktualitet

Jo të gjitha lajmet janë të këqija përsa i përket Covid-19. Bazuar në faktet në Shqipëri dhe në botë në një intervistë mjeku Gentian Stroni ka thënë:

“Po të shikojmë njerëzit që kemi pranë, kemi të afërm që e kanë kaluar. Këta nuk do infektohen rishtas së shpejti, do të thotë se në këtë famije tashmë kaloi kjo valë. Rrjedhimisht kemi kaluar dhe sipas një studimi nga akademia e shkencave, rezulton se kemi gati 45% që e kanë kaluar, rrjedhimisht që kemi të bëjmë me një pjesë të madhe të popullatës që duhet marrë në konsideratë që e ka kaluar. Jo të gjithë do e kaljnë virusin, do ketë dhe nga ata që e kanë arritur imunitetin e famshëm të popullatës, mund edhe të mos e kalojnë virusin, por ka grupe vulnerabël me në rrezik që nuk kanë pasur mundësi të eksozohen ndaj virusit. Por gjithmonë numri vjen duke u reduktuar.”