Më në fund erdhi dita e shumëpritur; Italia hap kufijtë për turistët Evropianë

Aktualitet Botë/Rajon

Numrat e të infektuarve dhe të viktimave vazhdojnë të jenë të larta sidomos në rajonin verior të Lombardisë! Disa ekspertë janë shprehur se ky është një hap I gabuar I Italisë por duket se plani I tyre do të bëhet konkret më parë se sa e prisnim.

Në datën 3 Qershor Italia, tre muaj pasi vendi u izolua si pasojë e COVID-19, me shpresën për ringjalljen e industrisë kryesore të turizmit, fillon sezonin e verës.

Sipas rregullores, të gjithë njerëzit nga rajonet italiane ose nga jashtë janë të detyruar, në rast simptomash, të njoftojnë menjëherë departamentin kompetent të parandalimit ASL dhe mjekun e tyre.

Austria do heqë kufizimet në mes të qershorit me Gjermaninë, Zvicrën, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë – por jo Italinë, e përshkruar javën e kaluar nga ministri i Shëndetësisë i Vjenës si “ende një vatër e nxehtë”.

Vende të tjera, të tilla si Belgjika dhe Britania, ende këshillojnë të ndalojnë të gjitha udhëtimet jashtë vendit.