Ndërron jetë Princi Philip në moshën 99 vjeçare

Aktualitet Botë/Rajon

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ka vdekur në moshën 99 vjeç, njoftimi vjen nga Pallati Buckingham.

Princi u martua me Princeshën Elizabeth në 1947, pesë vjet para se të bëhej Mbretëreshë.

Deklarata nga Pallati Buckingham: “Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.”

“Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”.

Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.