Nga e hëna mund të blini testet e shpejta për Covid, Silva Bino “Bëhet në 5 ditët e para, s’keni nevojë ta…”

Aktualitet

Nga e hëna do të nisë në Tiranë bërja e testeve të shpejta për Koronavirusin. Në një konferencë për mediet, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi specifikat e këtij testi. Ndër të tjera, Bino sqaroi se ky lloj testi bëhet kur i sëmuri ka një ngarkesë virale të lartë. Pra në 5 ditët e para të infektimit.

Po ashtu, zonja Bino theksoi se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin.

“Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta, por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese. Ajo çfarë është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes.
Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale. Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA”