Një Beirut totalisht i shkatërruar; Pse ndodhi shpërthimi i madh

Aktualitet Botë/Rajon

Ditën e djeshme u trondit gjithë Beiruti nga një shpërthim shumë i madh që fillimisht u mendua se ishte një atak terrorist.  Por nga lajme të sigurta është shpjeguar deh arsyeja e shpërthimit të madh i cili ka marrë jetën e  mbi 100 njerëzve.

Shkaku i shpërthimit ishin mbi 2,750 tonë nitrat amoniumi që mori flakë kur një zjarr i ndezur siç duket nga një saldator u përhap në magazinën ku ishte ruajtur materiali në mënyrë të pasigurt për gjashtë vjet. Shefi i Sigurimit të Përgjithshëm, Abbas bëri me dije se materiali eksploziv ishte konfiskuar vite më parë, nga një anije.

Sot janë raportuar se ka mbi 4000 të plagosur dhe se ky shpërthim është dëgjuar deri në Qipro.

Shumë vende si Franca, SHBA, Mbretëria e bashkuar atj kanë ofruar ndihmën e tyre për situatën që po kalon gjithë populli në Beirut.

Dëshmitarët e krahasuan tragjedinë me një shpërthim bërthamor, dhe shkencëtarët duke bërë llogaritjet fillestare thanë se 2,750 tonë kimikate të rrezikshme prodhuan një shpërthim ekuivalent afërsisht sa një e pesta e forcës së bombës atomike në Hiroshima në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Michel Aoun shpalli tre ditë zie dhe njoftoi se do të akordojë një fond emergjence prej 66 milionë dollarësh.