Pasojat më të çuditshme nga Covid-19; Dr. Gent Stroni tregon rastet reale të pacientëve

Aktualitet Botë/Rajon

Është e vërtetë që të gjithë janë fokusuar në pacientët e sëmurë me Covid-19, por ajo që nuk po mendon askush është për ata që e kanë kaluar dhe pasojat e tyre. Këtij problem i ka kushtuar vëmendje Mjeku infektolog Gent Stroni I cili tregon dhe rastet më pasoja që ndoshta si keni dëgjuar deri tani:

“Mendoj që po hyjmë në një epokë tjetër, “post covid”. A duhet një strategji për të trajtimin “post covid”? “Mendoj se po. Një paciente kishte tre javë pa fjetur gjumë pas covidit. Një tjetër kishte një gjendje ankthi të shtuar. Unë shikoj edhe te pacientë të tjerë që i trajtoj në shtëpi, ata që janë pasdite. Dhe tashmë marr kontakte me ata që e kanë kaluar dhe i pyes cila është dita më e keqe gjatë covid, dhe ata njëzëri përmendin disa shenja që lidhen me aspektin psikiatrik. Jo më kot patëm humbje, pacientë që kryen vetëvrasje. Është një goditje e covid-it. Disa thanë “Nuk e dinim se ku ishim” në ditën më të keqe. Këto elementë të lënë të kuptosh, janë persona të ndryshëm që shprehin të njëjtën gjë”.

Mjeku Stroni e bëri sot vaksinën kundër koronavirusit dhe thotë se deri tani nuk ka përjetuar snjë efekt anësor, por edhe nëse ndodh: “Cilatdo që të jenë efektet anësore do të jenë shumë herë më pak sesa shohim përditë cfarë Covid-i bën. Janë të pallogaritshme dëmet që covid-i bën”.