Amerikanëve do ju kërkojnë viza për të udhëtuar në Europë?

Politikë

visa

Parlamenti i Bashkimit Europian do të rikthej vizat për Amerikanët të cilët duan të udhëtojnë në bllokun e 28 vendeve europiane, me argumentin se SHBA kërkon për 5 nga vendet anëtare të BE të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në “tokën e ëndrrave”.

Parlamenti ka miratuar një rezolutë jo-detyruese ditën e enjte duke i bërë thirrje Komisionit të Unionit Europian të aplikojë vizat për qytetarët amerikan duke filluar nga muaji maj, për të paraprir sezonin veror. Ky vendim vjen si pasojë e një mosmarrveshjeje transantlantike ku SHBA kërkon për qytetarët e Kroacisë, Qipros, Bullagrisë, Rumanisë dhe Polonisë vizë aplikimi.

Komisioni thotë se ai do të gjej një zgjidhje diplomatike dhe në fund të majit vendimi do të jetë marrë. Ndoshta kërkesa për viza mund të jetë e përkohshme.

Burimi: Businessmag.al