George Bush flet për “afeksionin” ndaj Michelle Obama-s

Politikë

bushweb

Për shumë persona, ata mund të duken si një çift i papëlqyer, një ish-president dhe një ish-zonjë e parë nga dy administrata të ndryshme, parti të ndryshme, gjeneratata jo të njëjta dhe edukime gjithashtu krejt të ndryshme.

Por George Bush thotë se ndjen simpati të vërtetë për Michelle Obama-n.

“Ajo e pëlqen sensin tim të humorit. Çdokënd që pëlqen sensin tim të humorit unë e pëlqej menjëherë”,- thotë Bush në një intervistë.

Bush, tashmë 70 vjeç, thekson se është ulur pranë Michelle, 53- vjeçare, në evente të rëndësishme, si memoriali për Nancy Reagan, memoriali në kujtim të forcave të policisë së Teksasit apo aktivitete të tjera, ku ata janë fotografuar të përqafuar e këto foto kanë bërë xhiron e botës.

“Nuk mbaj mend vende të tjera ku mund të jem ulur pranë saj, por duket se kemi pasur disa “goditje” dhe ajo e ka pëlqyer këtë. E kam thumbuar pak dhe pranë saj jam ndierë në formë të shkëlqyer. Obama është familje serioze dhe na ka ecur biseda”,- ka thënë Bush.

Burimi: Blitz.al