Oprah Winfrey kandidate për presidente?

Politikë

oprahweb

Gjatë një interviste ikona e talk show ka pranuar se ajo asnjëherë më parë nuk ka menduar të kandidojë për presidente, por ajo as nuk tha jo kur u pyet mbi mundësinë e kandidimit nga David Rubenstein.

Më pas gjate intervistës u bisedua mbi faktin se si Presidenti Donald Trump u zgjodh pa pasur eksperiencë në ushtri ose në qeveri.

“Këtë mendova edhe unë ”- tha Winfrey. “Mendova, une nuk kam eksperiencë, nuk di mjaftueshëm. Por tani po e mendoj si mundësi ”.