Kush është 51 vjeçarja nga Fieri që mori 7500 euro për të parë filxhan?

Sociale

kadjansjbdsn

Ata që janë të dhënë dhe besojnë në parashikimin e fatit përmes mënyrave të ndryshme, një ndër të cilat leximi i filaxhanit, e njohin Fierin si zonën më ‘të pasur’ me fallxhore. Mirëpo, plani për to nuk ecën gjithmonë sipas parashikimit, sidomos kur kalojnë në veprime ekstreme. I tillë ka qenë edhe rasti i 51 vjeçares nga Radostina-Vadhizë e Fierit, fallëxhore e njohur e zonës, e cila i ka marrë një shtetasi nga Patosi plot 7500 euro.

Liljana Llapashtica është vënë në pranga për mashtrim por kjo nuk është hera e saj e parë.

“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale mashtrimi.