Me muaj të tërë e shtruar në maternitet, 50 vjeçarja bëhet nënë për herë të parë!

Sociale

magjrosgjrg
“Përshëndetje znj. Ogerta! Unë jam Gëzimi, bashkëshorti i Zenepes. Të dy si çift jemi me aftësi të kufizuar (karrige me rrota) dhe së bashku jemi takuar në ambientet e punishtes ‘’Mirësia’’, ku ju keni shpërndarë karrige me rrota. Por sot po ju drejtohem personalisht për një arsye shumë më madhore. Bashkëshortja ime është shtatzënë dhe jemi shumë të lumtur për këtë mrekulli. Por do t’ju lutesha të na ndihmonit që shtatzëninë Zenepja ta kalojë në spital për shkak të vështirësisë së madhe që paraqet rasti ynë’’, do të ishin këto disa prej fjalive që do të lexonte katër muaj më parë, ministrja Ogerta Manastriliu.

 640 0 5c505d52611a6

Një letër, ndryshe nga shkresat zyrtare me të cilat punon çdo ditës dhe të cilës do i përgjigjej me shumë përzemërsi duke i caktuar çiftit me nevoja të veçanta, një dhomë të posaçme në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. E ndërsa kanë kaluar kohë nga ajo ditë, zonja Manastrirliu ka ndarë rastin e tyre në llogarinë e saj në Facebook, duke bërë të ditur se pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe ata janë bërë dje prindër të një vajze.50-vjeçarja me aftësi të kufizuara është bërë nënë e një vajze në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas një shtatzënie të vështirë që ja doli të finalizohej me sukses, falë kujdesit të ekipit mjekësor të këtij materniteti.

 640 0 5c505ce296113

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka ndjekur nënën paraplegjike prej disa muajsh, e vizitoi në spital, duke i garantuar edhe kujdesin e mëtejshëm për të dhe të porsalindurën.Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çif personash me aftësi të kuzuar, të cilët me dëshirën e madhe për t’u bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Dje ka ardhur në jetë El’Ana, që do të thotë Zoti na u përgjigj, e cila gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën e saj.

 640 0 5c505cd08b220